Është padyshim një nisje magjike. “Legjionarëve” të Kombëtares sonë u kanë mjaftuar vetëm 24 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Italisë, duke nisur festën e “Shqiponjavee”, në “Signal Iduna Park”.
Një aksion i magjishëm i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “fantazisti” , Nedim Bajrami, i cili me një goditje nga një kënd i ngushtë mposht portierin Donnarumma.
Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al