36-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në burg në Greqi

AKTUALITET


Policia e Burgut të Agia në qytetin Hania të Kretës në Greqi, gjeti të vdekur mëngjesin e të dielës një të burgosur. Sipas mediave greke, trupi i pajetë i përket një shtetasi shqiptar, mosha e të cilit mësohet se është 36 vjeç. Identiteti i tij nuk bëhet me dije.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave në vendin fqinj, trupi i pajetë është gjetur në qeli, aty ku ky shtetas vuante dënimin.

Në trupin e të burgosurit nuk janë gjetur shenja dhune. Oficerët e policisë nisën hetimet për ngjarjen e rëndë. Ndërsa trupi i pajetë i 36-vjeçarit është dërguar për ekzaminime mjekoligjore.



Skip to toolbar