Tabelat e njoftimeve në qytetin e Shkodrës, një ditë pas atentatit me 3 viktima në Dobraç, u mbushën me njoftimet për ndarjen nga jeta të Hamza Licit 23-vjec, Arlind Bushatit 32 vjeç dhe te të Flutura Bashës 56 vjeçe.
Kjo ngjarje ka tronditur thellësisht qytetin e Shkodrës, duke lënë pas një atmosferë dhimbjeje.
Jashtë kamerave ato shprehen se ndihen të tronditur dhe se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten.
Shumë familjarë, të afërm dhe qytetarë, u mblodhën në pedonalen e Shkodrës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Arlind Bushatit. Ata ndoqën kortezhin e makinave për në varrezat e qytetit ku iu dha lamtumira e fundit 32 vjecarit.
Edhe në banesat e Hamza Licit dhe Flutura Bashës u mblodhën qindra të afërm dhe qytetarë për ceremoninë mortore. Dhimbja shprehet në fytyrat e të pranishmëve që flasin për tragjedinë e rëndë.
Ndërkohë në Shkodër në një qytet që ka përjetuar disa ngjarje të ngjashme në të shkuarën, kërkesa për drejtësi dhe siguri është më e lartë se kurrë.
Drejtësia dhe zbulimi i motivit pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje, ndërsa një komunitet i tërë përballet me dhimbjen e humbjes se tre jetëve dhe me ankthin se ngjarje të tilla mund të përsëriten.