Një ditë pas rrëmujës blu/ Normaliteti nisi nga mesnata, shuhen shenjat e dhunës

Më të fundit


Pa u bërë 24 orë nga protesta e dhunshme e opozitës Tiranës I është kthyer normaliteti.

Dyert e kryeministrisë janë zhveshur nga mbulesat metalike vendosur për të mos lejuar protestuesit të futeshin  në mjediset e brendshme.

Dëshmi e  flakëve të natës së protestës pranë Ministrisë së Brendshme  qendrojnë bimët dekoruese.

Para Bashkisë së Tiranës mbetjet e molotovit  hedhur në drejtim të saj janë pastruar.

Gjurmë të akteve vandale  kryer nga  mbështetësit e opozitës të  hënën  kanë mbetur aty ku protesta u përshkallëzua. 

Në godinën  e  Partisë Socialiste  është hequr foto e djegur  e kryetarit të saj Edi Rama  ndërsa në  hyrje  janë ende  shenjat e flakëve.

Para paralamentit rrugë që militantët demokratë përshkuan për të shkuar  në selinë e tyre   nuk ka asnjë gjurmë nga protesta.  

Gjurmët e molotovëve   të mbrëmjes së të hënë në Tiranë   paraditen e të martës I lanë vend qetësisë. 



Skip to toolbar