Një femër do drejtojë Bankën Qendrore Europiane

BOTA


Christine Lagarde u zgjodh me një votim të fshehtë si presidentja e ardhshme e Bankës Qendrore Europiane (BQE) duke u bërë kështu gruaja e parë që merr këtë post.

Emërimi i saj u vendos nga deputetët e BE-së me 394 pro, 206 kundër dhe 49 abstenuan, ndërsa zyrtarizimi i Lagarde në krye të BQE pritet të bëhet në samitin e ardhshëm më 17-18 tetor.

Lagarde, e cila më herët mbante postin e kryetares së Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të zëvendësojë në krye të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.



Skip to toolbar