Një gazetë shpall Giorgia Meloni-n ‘burri i vitit’

BOTA


Një gazetë italiane e krahut të djathtë provokoi një protestë pasi e shpalli kryeministren e parë grua të Italisë, si ‘burrin e vitit’.

Libero e nxori Giorgia Meloni-n në koperinë me titullin “Uomo dell`anno”.

Ky shkrim nuk u prit mirë si nga kundërshtarët politikë, ashtu edhe nga aktivistët e të drejtave të grave, të cilët e kanë akuzuar kryeministren Meloni se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur gratë nga dhuna për regresin e rolit të tyre në shoqëri.

“Ne kemi zgjedhur dikë që ka treguar se di të luftojë. Giorgia Meloni për Libero është ‘burri i vitit’ sepse mbi gjithçka ka zhdukur luftën e gjinive duke e fituar atë, duke menduar ndryshe, duke qenë divergjente, duke kapërcyer arrogancën e burrave dhe disfatën e grave. Ajo jo vetëm që ka thyer tavanin prej qelqi, por e ka tretur atë”, tha gazetari që bëri shkrimin.

Vetë Meloni, deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për artikullin e Libero.



Skip to toolbar