Një i vrarë dhe 13 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

BOTA


Autoritetet ukrainase njoftuan se si pasojë e sulmeve ruse me dronë në Odesa, një person u vra dhe 13 të tjerë u plagosën.

Guvernatori rajonal Oleh Kiper, tha se sulmi me dronë ndaj qytetit port u krye gjatë orëve të natës, duke dëmtuar apartamente, shtëpi dhe qendra tregtare. Guvernatori Kiper tha se në mesin e 13 të plagosurve ishin 2 fëmijë.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia lëshoi 51 dronë me objektiv Odesën dhe rajonet pranë saj, në jug të Ukrainës. Njësitë e mbrojtjes ajrore tha se kishin rrëzuar 32 dronë dhe 18 të tjerë kishin “humbur”, me shumë gjasë duke nënkuptuar se ishin goditur me valë elektronike.

Ndërsa shënohen afro 1 mijë ditë që nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës, forcat ruse kanë intensifikuar sulmet ajrore në qytetet ukrainase, duket lëshuar dronë, kryesisht gjatë natës.

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se Rusia përdori në tetor më shumë se 2000 dronë për të sulmuar objektiva civile dhe ushtarake. Moska thotë se nuk ka si objektiv civilët.

Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë njoftoi se që nga agresioni rus në shkurt të 2020 deri në gusht të këtij viti, 11,743 civilë kanë humbur jetën si pasojë e konfliktit.

Qeveria ukrainase thotë se numri ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak të vështirësive për të hyrë në pjesë të ndryshme të vendit.



Skip to toolbar