Një person është gjetur i vdekur sot në rrugë në Sarandë. Ngjarja ndodhi para pak minutash në lagjen nr.1 të qytetit, në hyrje të rrugës Turizëm-Kanali i Cukës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndërruar jetë. Pasi trupi i pajetë u pikas, ndersa behet fjale per shtetasin Andrea Gjoka, nga kalimtarët në rrugë, ata njoftuan policinë dhe ambulancën e cila bëri transportimin e tij në morgun e spitalit.
Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:30, në lagjen “Nr.1”, Sarandë, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. Gj., 52 vjeç, banues në Sarandë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.