Policia e Tiranës ka rrethuar zonën përballë Maternitetit të Ri në Tiranë pas një sendi të dyshimtë të gjetur në rrugë.
Mësohet se në rrugën “Martin Camaj”, në rrugë, është gjetur një radio e dyshimtë, e cila po verifikohet nga policia.
Ndërkohë burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për një radio marrëse si ato që përdoret nga policitë private.
Kanë qenë fillimisht banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për sendin e dyshimtë dhe menjëherë forcat e Komisariatit numër 4 kanë shkuar në vend.
Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.