Duke nisur nga viti I ardhshëm Formula 1 do të ketë një tjetër Schumacher. Bëhet fjalë për Mick, djalin e legjendës Michael, që prej vitesh vuan dëmtimet e rënda pas aksidentit me ski. I ushqyer me pasionin për këtë sport nga babai i tij shtatë herë kampion i Botës, 21-vjeçari kishte marrë trashëgiminë prej kohësh, duke treguar të gjithë talentin e tij.
Pasi fitoi thuajse në të gjitha kategoritë më të ulëta të sportit të automobilizmit, Mick Schumacher u bë pjesë e Akademisë Ferrari. Tani vjen kapërcimi i madh në karrierë, pasi skuderia Haas e zyrtarizoi atë si pilotin e saj për Botërorin 2021 të Formula 1.
Mick Schumacher do të përfshihet edhe në testimet e makinës së re, ndërsa mund të debutojë në garat e fundit të Botërorit që sapo ka nisur.