Non grata nga SHBA, Bozdo: Berisha nuk është goditur për çështje korrupsioni

Më të fundit


Anëtari i Këshillit Kombëtar të demokratëve, Enno Bozdo deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” në ‘News24’ se ish-kryeministri Sali Berisha nuk është ‘goditur’ nga SHBA-të pas shpalljes non grata për çështje korrupsioni.

Bozdo tha se zoti Berisha në karrierën e tij ka pasur orientim amerikan.

Bozdo: Mua më dhemb kur dëgjoj epitetet të tilla sa i takon faktit që tha Gjekmarkaj; se Kuvendi ishte anti-amerikan. Mua më dhemb, se isha vetë aty. unë se mendoj se është ashtu. Çështja anti-amerikanizmi puqet me zotin Berisha. Administrata amerikane ka një problem të madh me zotin Berisha. Është problem që nuk kapërcehet lehtë, ose ndoshta s’do kapërcehet. Në karrierën e tij zoti Berisha s’ka pasur orientime anti-amerikane. ka qenë lideri politik që ka takuar më shumë president të SHBA. Po bëj avokatin e djallit në këtë tezë, s’po mbroj Berishën. Këto fakte më tregojnë se ka marrë dhe fletë lavdërimi. Pse zonja Kim që sulmon zotin Berisha është anti-shqiptare?! Jo! Kjo nuk qëndron. Kjo punë është e komplikuar, më shumë se kaq. Unë besoj se zoti Berisha nuk është goditur për çështje korrupsion. Këtë e beson dhe zoti Basha. Gjithë njerëzit afër tij dolën dhe thanë; “na vjen shumë keq. e duam zotin Berisha, por s’kemi ça t’i bëjmë pjesës tjetër’. Unë besoj se zoti Berisha s’ka qenë kurrë anti-amerikan. Që një lider politik, qe kërkon të bëhet kryeministër s’mund ta bëjë këtë gjë. Alibia që zoti Berisha nuk bëhet dot kryetar parti, s’qëndron me alibinë e Bashës që të vazhdojë të jetë kryetar i PD. Dua që të shoh kryetar partie një njeri që vjen nga një brez i ri politik.

Agron Gjekmarkaj: Sali Berisha i ka pasur marrëdhëniet ulje ngritje me Amerikën. Ka pasur momente krizash. Marrëdhëniet e tij me ambasadorët në Shqipëri kanë qenë jo të mira. Unë jam trishtuar shumë kur ai u shpall non-grata. Mendoja se do i ndodhte një pjesëtari të qeverisë së Ramës. Unë nuk e di se çfarë dinë ata (SHBA)

Bozdo: Flamuri i pro-amerikanizmit s’mund të tundet sa herë dëshirojmë. Amerikanët donin që mos të digjnim mandatet. Mua më është thënë tjetër gjë. Sot e di që amerikanët deklaruan se është vijë e kuqe reale moshyrja në zgjedhjet vendore. Ne paskemi forcën për të qëndruar kundër amerikanëve në disa gjëra. Ky dualizëm nuk është i drejtë për disa gjëra.



Skip to toolbar