‘Nuk e shoh politikën sezonale’/ Braimllari: Partia, një organizatë që shkon çdo ditë tek komuniteti

Më të fundit


Numri dy i ‘Partisë së Lirisë’ Endrit Braimllarit u largua nga kjo parti pas 15 vitesh kontribut dhe njoftoi gatishmërinë e tij krahas forcave të majta.

Endri Braimllari, i ftuar në studion e ‘Real Story’, u shpreh se nuk e sheh politikën sezonale, por e sheh si një organizatë që punon cdo ditë për qytetarët.

“Në kushtet ku ndodhet vendi dhe për eksperiencën 19 vjeçare kam arritur të kuptoj që ka ardhur momenti që angazhimin ta kem në një forcë serioze dhe të madhe. Partitë e vogla i vlerësoj, por nuk e shoh politikën sezonale. Partinë e shoh si një organizatë që punon cdo ditë që shkon te komuniteti, qytetarët dhe me bazën e tyre krijon një fashë të gjerë. E di sesi funksionojnë partitë e reja, me forcën e tyre për të qenë në treg. Preferoj që këtë lloj anagzhimin ideologjik ta kem në një parti të majtë.”

Analisti Mentor Nazarko u shpreh se duhet kuptuar arsyeja e largimit të tij drejt frocave të majta në një kohë kur kemi parti të reja.

“Është e nevojshme të bëhen disa pyetje sepse ju shtruan që kur Meta vendosi të largojë Braimillarin e quajti si një person që vepron me PS. Në pamje të kursit të LSI është një plan largimi nga PS. Pra nqs Braimllari është koherent me betejat e veta dhe në këtë kuptim nëse do ishte koherent me vlerat e veta do të donte të zgjidhte PD. Dhe ndërkohë e dyta, krahas ofertës së vjetër PS- PD janë edhe partitë e reja. Është e çuditshme që zgjodhi të kthehej tek PS. Mos është Rama që ka hapur fizarmonikën e interesave, mos është partia e gjithë popullit që ai gjen veten atje. Dhe duam të kuptojmë këtë kalim për opinionin publik. Cilat kanë qenë këto arsyet?”



Skip to toolbar