“Nuk gjej fjalë”, ministrja e Kulturës mesazh ngushëllimi për Kujtim Prodanin

AKTUALITET


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta prej COVID-19 të kantautorit 57-vjeçar Kujtim Prodani.

Margariti thotë se nuk gjen fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjen nga humbja e parakohshme e djalit që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës.

Ajo shton se ëshët shumë herët për t’u ndarë nga miku i mirë i të gjithëve, Kujtim Prodani.

STATUSI NGA ELVA MARGARITI

Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve.

U prehsh në paqe!



Skip to toolbar