Nuk i paraqiti letrat kredenciale Lukashenkos, dëbohet nga Bjellorusia ambasadori i Francës

BOTA


Qeveria bjelloruse ka dëbuar nga vendi i tyre ambasadorin e Francës.

Një zëdhënës i ambasadës konfirmoi për AFP se ambasadori, Nicolas de Lacoste u largua nga vendi të Dielën. Atij i ishte dhënë afat të largohej të hënën.
De Lacoste, i cili është 57 vjeç, u dërgua në Minsk në fund të vitit të kaluar.

Mediat lokale kanë sugjeruar se ai nuk kishte arritur t’i paraqiste letrat kredenciale Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Në një deklaratë për AFP, një zëdhënës i ambasadës franceze tha: “Ministria e jashtme e Bjellorusisë kërkoi që ambasadori të largohej para 18 tetorit.

“Ai i tha lamtumirë stafit të ambasadës dhe regjistroi një video mesazh për popullin bjellorus, i cili do të shfaqet nesër në mëngjes në faqen e internetit të ambasadës,” shtoi zëdhënësi.

Vlen të përmendet se Franca, si edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian nuk e njeh Lukashenkan si president, pasi zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe pretendimeve për shumë mashtrime në to.



Skip to toolbar