“Nuk janë bllokuar negociatat me BE, gjëja do ndodhë shpejt”/ Rama: Duhet rendur, të fuqizohen fermerët

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Lushnja se procesi i negociatave nuk është bllokuar, por po vijon përmes diskutimeve intensive, ndërsa paralajmëroi zhvillime të shpejta në favor të fermerëve.

Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit bujqësor, Rama bëri të ditur se është siguruar një premtim për shtyrjen me pesë vite të periudhës së lehtësisë dhe adaptimit pas integrimit në Bashkimin Europian, duke theksuar nevojën për mbështetje konkrete dhe të menjëhershme për fermerët përmes mekanizmave të rinj ekonomikë.

“Nuk është bllokuar asgjë sepse janë negociata dhe bisedime. Gjëja do të ndodhë shpejt. Kemi arritur të marrim një premtim, që do e nënshkruajmë, që do e shtyjmë me 5 periudhën e lehtësisë dhe të adaptimit të fermerët pas integrimit në BE. Duhet rendur tani, duhet fuqizuar fermerët tani, jo me përralla, jo me lëmosha që nuk të çojnë askund, por me të vërtetën ballë për ballë. Ky mekanizmi i ri do të krijohet pikërisht për këtë gjë, kushdo që ka një ndërmarrje të vogël mund ta dyfishojnë”, tha Rama.



Skip to toolbar