Kryeministri Edi Rama ka uruar sot të gjitha gratë shqiptare me rastin e festës së 8 Marsit. Me fjalët më të bukura për to, ai zgjodhi të ndajë edhe një video nga një takim i tij në Durrës ku dhuron trëndafila rozë për gratë e pranishme.
“Mirëmëngjes, dhe me ditën e 8 Marsit që të kujton se nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
8 Marsi shënon një ditë feste për nënat, gratë dhe vajzat, por edhe protestë kundër dhunës ndaj tyre.