“Nuk ka marrë dijeni rregullisht”, shtyhet seanca për Mediun në GJKKO

AKTUALITET


Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti se njëra prej palëve, konkretisht z. Fatmir Mediu nuk ka marrë dijeni rregullisht.

GJKKO nuk ka mundur të dalë me një vendim për çështjen e Mbrojtjes, për saderisa ish-ministri i Mbrojtjes nuk ka marrë ijeni dhe seanca na dhomën e Këshillit nuk është zhvilluar. SPAK iu drejtua në muajt e parë të vitit Gjykatës së Lartë me kërkesën për revokimin e vendimit të 2009 që pushoi çështjen ndaj Mediu me arsyetimin se nuk mund të gjykohet pasi ishte me imunitet.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 17.09.2021, ora 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ishte planifikuar për t`u shqyrtuar në dhomë këshillimi çështja me nr. 212 akti, datë regjistrimi 03.09.2021, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe trashëgimtarëve të viktimës E.D., seancë e cila, sipas nenit 427/a pika 4 të K.Pr.Penale, u shty për të vijuar më datë 24.09.2021, ora 10:00, për shkak se njëra prej palëve, konkretisht z. F.M. nuk ka marrë dijeni rregullisht”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.



Skip to toolbar