Nuk ka më Holandë, nga 1 Janari do të quhet “Vendet e Ulëta”

BOTA


Qeveria e Amsterdamit ka vendosur të shfuqizojë toponimin e dyfishtë për të përcaktuar Mbretërinë e Holandës, e cila tani e tutje do të quhet vetëm Vendet e Ulëta. Duke filluar nga janari, logoja historike e përdorur në njëzet e pesë vitet e kaluara për të promovuar këtë shtet, ajo e tulipanit ngjitur me emrin Holandë, do të ndryshohet gjithashtu.

Gjithçka nisi nëntorin e kaluar, ku ministrja e tregtisë, Sigrid Kaag, prezantoi këtë reformë. Ajo e promovoi duke pretenduar se ky vendim, do të ndërtojë një imazh më pozitiv për eksportet dhe do të shërbejë për tërheqjen e investimeve dhe talenteve në teknologji të lartë, sport dhe kulturë.

Por në fakt, ka arsye të tjera që fshihen pas këtij vendimi. Sipas autoriteteve të Vendeve të Ulëta, marka “Holandë” është tjetërsuar, sepse lidhet ngushtë me rrugën e dritave të kuqe të Amsterdamit, ku zhvillohet prostitucioni i ligjshëm dhe ku konsumohet lirisht marijuana. Ekziston gjithashtu edhe një arsye tjetër, ajo gjeografike. Holandë quhen vetëm dy nga dymbëdhjetë provincat e këtij shteti dhe ky emërtim nuk mund të përfaqësojë të gjithë vendin.

Ky revolucion gjuhësor, do të adoptohet nga ministritë, ambasadat, universitetet, bashkitë dhe organizatat që bashkëpunojnë me qeverinë.



Skip to toolbar