“Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal”, Rama: Negociatat me BE i mbyllim brenda mandatit tonë

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partia Socialiste se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian po vijon pa ndërprerje. Ai theksoi se negociatat nuk janë ndalur “asnjë sekondë” dhe se raportet e institucioneve europiane janë pozitive për vendin, ndërsa shprehu bindjen se Shqipëria do t’i mbyllë negociatat brenda mandatit të qeverisë së tij.

Rama nuk kurseu kritikat ndaj opozitës, duke i akuzuar për keqinformim të publikut dhe përpjekje për të penguar rrugën europiane të vendit.

“Tjetra që është shumë e rëndësishme që ne duam ta komunikojmë me publikun, pasi nuk është vetëm një çështje teknike, ne e ngritëm çështjen e anëtarësimit në BE, në një çështje mes nesh dhe atyre që kishim nga mbrapa, që pretendonin se do na kapnin këmbët dhe do na rrëzonin. Është shumë e bukur se si është kthyer përmbys historia. Deri dje dilnin dhe thonin se kjo është imagjinare dhe nuk ka për të ndodhur kurrë dhe papritur para disa javës u hodhën të gjithë nëpër tenxhere, duke thënë se sa ishim te dera na i prishën. Më ka bërë shumë përshtypje dhe është shumë gjynah që ata që i ofrohen publikut, me një pagë goxha të madhe në televizionet humoristike, pasi ata humoristët më të pazakontë që unë kam parë, sepse i thonë me shumë seriozitet ato që thonë. Këta bëjnë në parlament të kundërt, ndërkohë që 10 prej tyre duhet të çoheshin në këmbë dhe të thoshin do të dorëzohemi vetë sepse do shkojmë në BE. E thjeshta fare dhe e vërteta është që negociatat për BE nuk janë ndalur në asnjë sekondë. Komisioni Europian për vendet anëtare është i shkëlqye për Shqipërinë. Negociatat për BE ne do i mbyllim brenda mandatit tonë. Nuk ka mërgatë qyqesh  në Bruksel që na ndal ne dhe Shqipërinë në këtë proces. Nuk ka më nga ata që ia grabitën Shqipërisë, gjënë më të shtrenjtë, kohën, t’ia grabisin akoma. Ndërkohë që në administratën tonë ka një armatë të tërë që punon çdo ditë për negociatat”, tha Rama.



Skip to toolbar