“Nuk miratojmë amendamentin Salianji”/ Burimi: Vetëm për propozimin për protestuesit e dënuar dhe në gjykim

AKTUALITET


Një burim zyrtar pranë qeverisë mohon se mazhoranca ka pranuar amendamentin Salianji për amnistinë penale.

“Të dyja propozimet e Xhaferit do dëgjohen në Komisionin e Ligjeve, por do rrëzohen nga ne”, theksoi burimi.

Po i njëjti burim thotë se do pranohet propozimi i opozitës, saktësisht Partisë Demokratike zyrtare për amnistimin e mbi 100 vetave të dënuar shërbim prove dhe rreth 200 te tjerëve në proces gjykimi, për akte të dhunshme gjatë protestave të paligjshme.Burimi shtoi më tej për ABC News, se ky është i vetmi lëshim që do t’i bëhet opozitës.



Skip to toolbar