Nuk mori pjesë në varrimin e të atit, Hashim Thaçi shkon pas tri ditësh në Kosovë

KOSOVA


Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në fshatin e tij të lindjes në Burojë të Skënderajt, për të vizituar varrin e të atit.

Thaçi mban një kurorë me lule në duar, teksa drejtohet tek varri i babait të tij, Haxhi Thaçit, i cili ndërroi jetë më 16 mars pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Thaçi nuk u lejua që të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, ç’ka solli reagime të shumta të politikës në Kosovë e Shqipëri.

Thaçi u lejua ta vizitojë të atin teksa ai ndodhej në spitalin e Prishtinës më 13 mars 2025.

Kujtojmë se Thaçi ndodhet në qendrat e paraburgimit në Hagë, teksa është nën hetim nga Prokuroria Speciale e Kosovës



Skip to toolbar