Deputetët demokratë, Albana Vokshi, Elda Hoti dhe Petrit Doda kanë bllokuar foltoren.
Ata nuk lejuan kreun e KLSH, Arben Shehu të lexojë raportin.
“E di që je në siklet po nuk mund të flasësh”, i thanë opozitarët, ndërsa ai po qëndronte në derë.
Pas kësaj situate, ai është larguar nga salla me urdhër të kryetares Elisa Spiropali, e cila tha se ai do të vijojë leximin në komision.