Nuk prishën ndërtimet pa leje, 3 inspektorë nën hetim

AKTUALITET


Tre inspektorë të Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit në bashkinë Durrës janë proceduar në gjendje të lirë, pasi nuk kanë vepruar për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në zonën e Manzës.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Konkretisht procedimi penal ka nisur për  S. M., 43 vjeç, B. M., 37 vjeç dhe D. M., 35 vjeç, banues në Durrës.

Nga verifikimet e kryera nga ana e specialistëve të krimit ekonomik ka rezultuar se këta persona megjithëse kanë kryer dhe kanë mbajtur procesverbalet e konstatimit dhe të prishjes së objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonën e Manzës, Durrës, nuk kanë marrë masa për prishjen e tyre.

Gjithashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Z., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale të pastrimit të parave, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje në vlerën 70 000 €, me para të ardhura nga veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar