16 persona janë arrestuar, pasi akuzohen se kanë djegur të gjallë një 19 vjeçare, e cila nuk pranoi të tërhiqte akuzat për ngacmim seksual.
Nusrat Jahan Rafi, 19 vjeçe, u lye me lëndë djegëse në çatinë e shkollës dhe më pas iu vu flaka nga një grup njerëzish të mbuluar me burka për të mos u identifikuar. Ngjarja ndodhi në Bangladesh, një ditë pasi 19 vjeçarja paraqiti një ankesë në polic për ngacmim seksual ndaj drejtorit të shkollës ku studionte.
I akuzuari, i cili ishte arrestuar mendohet se e ka urdhëruar vrasjen e vajzës nga burgu. 19-vjeçarja pësoi djegie në 80% të trupit të saj dhe nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve. Gjatë periudhës së trajtimi mjekësor, ajo ishte në gjendje të jepte një deklaratë se si ndodhi ngjarja.
Rasti nxiti protesta masive në Bangladesh dhe theksoi edhe njëherë gjendjen e pambrojtur të viktimave të sulmeve seksuale.