“Nuk u mërzite për 12 vjet?”, Rama-qytetarit: Nuk jam i ngjashëm me atë që përpiqen të më pikturojnë

AKTUALITET


Kreu i qeverisë, Edi Rama, në rubrikën e tij onlinë “Sy m’sy”, u është përgjigjur komenteve të qytetareve në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Një pyetje ishte “A nuk u mërzite për 12 vjet?”, duke i kërkuar kryeministrit në një lloj forme largimin e tij nga gara e zgjedhjeve parlamentare.

Rama u shpreh se nuk është çështje gëzimi apo mërzie gara për kryeministër, por një mision për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se ka dy mënyra për t’u larguar nga qeverisja, kur jep dorëheqjen vetë sepse s’mund të bësh më gjë, e në rastin kur nuk votohesh nga populli. Duke iu përgjigjur drejtpërdrejtë pyetjes së qytetarit, Rama tha se ai nuk është personi që përpiqen të pikturojnë kundërshtarët politikë.

Pyetja e qytetarit: A nuk u mërzite për 12 vjet? Ske ça të bësh më shumë, më mirë mbylle me faqe të bardhë.

Edi RamaI dashur, nuk është çështje gëzimi apo mërzie, por misioni. Është çështje misioni, përgjegjësie, do të thotë kemi ende për të bërë. Jemi afër finishit por nuk jemi në finish. Sprinti drejt finishit është për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ka kaq shumë për të bërë, ndaj e unë nuk krenohem dot. Ka dy mënyra për të ikur një kryeministër në një vend demokratik. Njëra mënyrë është kur nuk e ndjen zjarrin brenda, e një mënyrë është kur ti e ndjen zjarrin brenda, por të thonë ik. Këto dy mënyra janë, ose ikën vetë, ose të largojnë. Nuk jam fare i ngjashëm me atë që përpiqen të më pikturojnë prej shumë vitesh, ata të cilët nuk kanë asnjë aftësi tjetër për të konkuruar denjësisht.

Mundësia për të bërë histori, tanimë është në dorën tonë. Më 11 Maj, mundësia për të bërë histori.

Ti thua ik me faqen e bardhë, unë faqen e kam të bardhë pavarësisht sa përpiqen të ma nxijnë. Koha do i vë në vend të gjitha. Në fund të ditës, qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara, në fund është rruga ajo që do mbetet.



Skip to toolbar