Pas deklaratës së ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim sa i takon marrëveshjes për reformën Zgjedhore, vjen një reagim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Në një dalje të shkurtër për mediat, Basha theksoi se është bërë progres dhe procesi është drejt dakordësisë për administrim zgjedhor.
“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.”, tha Basha.
Mbrëmjen e sotme, në një deklaratë për mediat, ambasadorja amerikane iu tha shqiptarëve se ka marrëveshje për reformën zgjedhore duke iu drejtuar për një përgjigje kreut të PD.
Menjëherë pas largimit nga rezidenca e ambasadës së SHBA të Oerd Bylykbashit dhe Rudina Hajdarit, Kim ka dalë së bashku me ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe ambasadorin britanik Duncan Norman ku falënderoi të gjitha palët. Ajo tha se të gjithë dhanë që të fitojë populli dhe Shqipëria, duke i njohur merita të veçanta maxhorancës.