Në 12 qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar
2848 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 394, 857 vota ose 52.82 %, kundrejt 239,646 votave të PD-ASHM, 33.91%.
PSD ka marrë 28, 317 vota, ose 3.79%, Nisma Shqipëria Bëhet 26, 097 vota, ose 3.49% dhe Partia Mundësia, 20, 887 vota ose 2.79 %.
Ky rezultat është deri në orën 17:15.
Partia Socialiste deri tani dominon në 10 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës dhe Kukësit.
Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 51 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat