Prej më shumë se 24 orësh SHBA, BE, OSBE dhe Britani e Madhe kanë vendosur të ulen në të njëjtën tryezë me Këshillin Politik dhe t’i bindin ata, me çdo kusht, që të gjejnë një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore, ku guri i themelit janë rekomandimet e ODIHR. Madje një ditë më parë Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u shpreh qartë se qëllimi i tyre është që Shqipëria të përmbushë rekomandimet e ODIHR dhe të jetë anëtarë ne BE. “Nëse partitë do të arrijnë në konsensus përtej masave të kërkuara nga ODHIR ne do të jemi dakord. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojnë këto kërkesa.” – shpreh Yuri Kim të martën.
Real Story i është drejtuar zyrës së ODIHR në Varshavë duke i kërkuar një koment mbi gjithë zhvillimet e fundit. Në përgjigjën e mbërritur nga Zëdhënësja e ODIHR nënvizohet se pavarësisht dështimit të arritjes së një marrëveshje deri më 31 maj, ODIHR mbetet e gatshme për të dhënë mbështetjen e saj.
PËRGJIGJA E ODIHR PËR REAL STORY
“ODIHR vlerësoi angazhimin e Këshillit Politik për të adresuar rekomandimet tona. Ishte për të ardhur keq që afati i 31 majit nuk u përmbush, por ne megjithatë jemi të gatshëm të vazhdojmë mbështetjen tonë. Është shumë e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe rekomandimet e ODIHR-it të jenë pjesë përbërëse e këtij dialogu.”