Oferta e Bashës për krizën, Rama e merr me tallje

Më të fundit


“Për atë që e quani kandidati për kryeministër është shalqi me provë, domethenë i pangrënshëm”,- kjo është përgjigjja që dha sot kreu i qeverisë, ndërsa u pyet për paketën e kryedemokratit Basha për planin e rimëkëmbjes nga kriza.

“Për atë që e quani kandidati për kryeministër është shalqi me provë, domethenë i pangrënshëm. Nuk është i ardhur nga hëna por ka qenë në provë disa herë. Shkuarja në ekstrem me propozime të ashtuquajtura platforma alternativa është shprehje e mungesës së seriozitetit. Mungesë serioziteti e provuar në kohën kur këtë vend e qeveriste tjetër kush.

Larg qoftë që flama e COVID-it ta kishte gjetur këtë vend me këtë kandidatin dhe klubin e opozitës së bashkuar në pushtet dhe të gjente këtë vend me spitalet dhe shërbimet shëndetësore që gjetëm në kur na besuan shqiptarët, kapacitetet profesionale. Mjafton ta kujtoni atë kohë për të kuptuar që kjo nuk është një betejë mes nesh dhe aq më pak mes meje dhe shalqiut me provë që është në krye të opozitës.

Një betejë e jona me vetveten dhe kohën. Koha nuk pret sepse shqiptarët kanë pritur shumë. Kjo nuk është mes nesh dhe atyre, është mes nesh dhe kohës”, deklaroi Rama.



Skip to toolbar