OFL ‘në sitë’ Çapjat në Elbasan. Brenda 48 orëve Ardian Çapja duhet të deklarojë burimin e pasurisë

AKTUALITET


Pasuria e familjes ‘Çapja’ do të kalojë në ‘sitën’ e verifikimeve nga Operacioni Forca e Ligjit.

Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se OFL i ka kërkuar Ardian Çapjas, i akuzuar si organizator i disa vrasjeve dhe ngjarjeve kriminale në Elbasan, një deklaratë pasurie për të verifikuar pasuritë e vëna, pasi dyshohet se vijnë nga aktivitete kriminale.

Ky fakt është bërë i ditur ditën e sotme përmes një deklaratë për mediat nga OFL, ndërkohë që afati i vënë në dispozicion është 48 orë, ku do të deklarohet pasuria. Çapja, i cili akuzohet se ka kryer vrasje me pagesë, duhet të plotësojë në këtë rast një formular, ku duhet të japë të dhëna në lidhje me të ardhurat familjare, nga pagat apo dhe nga bizneset që zotërojnë.



Skip to toolbar