Ogerta Manastirliu ndan video-mesazhin e Najada Çomos: Një lajm të mirë dhe një të keq për COVID 19

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në rrjet një video mesazh të Shefes së Infektivit Najada Çomo nga spitali infektiv. Kjo e fundit shfaqet e lodhur dhe me sy të nxirë në video, ndërsa ndan me shqiptarët një lajm të mirë dhe një tjetër të keq.

Çomo shprehet se ka ulje të numrave të personave të shtruar, por lajmi i keq është se ka edhe të sëmurë rëndë.

Mesazhi i prof. Najada Çomo nga spitali:
“Flas nga shërbimi Infektiv. Në bazë të njohurive që kemi marrë, është ulur numri i personave të shtruar në shërbim. Kemi të sëmurë të rënduar. Na bën optimist shifra e të shtruarve dhe të shëruarit. Mjekimi që i kemi të sëmurëve ka qënë bashkëkohor. I është ofruar të gjithë pacientëve. Ka pasur edhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit intensiv. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të distancuar. Sëmundja ka vështirësi të jashtëzakonshme. Armë më e mirë është mbrojtja, ndërsa ne kemi mjekimin”, tha ajo.

Mesazhi i prof. Najada Çomo nga Spitali Infektiv

"Kemi të shëruar por edhe të shtruar në gjendje të rëndë. Lufta nuk ka mbaruar, ju lutem respektoni masat, duke qëndruar të distancuar sepse kjo sëmundje ka pabesi të jashtëzakonshme"Mesazhi i prof. Najada Çomo nga spitali #Infektiv në #QSUT.

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 11. April 2020


Skip to toolbar