OKB apel për ‘marrëveshje urgjente’ për financimin e klimës në COP29

BOTA


OKB-ja u bëri thirrje liderëve globalë që t’i japin përparësi veprimeve urgjente klimatike dhe reformës financiare, duke theksuar koston ekonomike dhe njerëzore të mosveprimit.

“Një synim ambicioz i financimit të klimës nuk është bamirësi, është interes i çdo kombi”, tha Simon Stiell, sekretari ekzekutiv i Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), në fjalën e tij gjatë hapjes së COP29 në Baku, Azerbajxhan.

Konferenca e 29-të e Palëve (Conference of the Parties-COP) në UNFCCC filloi sot në Baku, duke mbledhur së bashku liderë botërorë, politikbërës dhe aktivistë me një angazhim të ripërtërirë për të adresuar krizat në rritje të klimës.

Konferenca vazhdon deri më 22 nëntor dhe aty do të ketë diskutime rreth ngrohjes globale, përshtatjes klimatike dhe qëndrueshmërisë.

“Një synim i ri ambicioz i financimit të klimës është tërësisht në interesin e çdo kombi të vetëm, përfshirë më të mëdhenjtë dhe më të pasurit”, tha Stiell, duke mbrojtur një zhvendosje drejt energjisë së pastër, me investime të parashikuara që arrijnë në 2 trilionë dollarë në vitin 2024.

“Kjo krizë po prek çdo individ në botë, në një mënyrë ose në një tjetër”, tha ai duke u bërë thirrje kombeve “të bien dakord për një rrugëdalje nga kjo rrëmujë”.

Stiell më tej bëri thirrje për finalizimin e Nenit 6 për të mundësuar tregjet ndërkombëtare të karbonit dhe paralajmëroi se nëse temperaturat globale vazhdojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar, “e gjithë ekonomia globale do të gjunjëzohet”.



Skip to toolbar