OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gaza janë gra dhe fëmijë

BOTA


Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se se gati 70% e viktimave që ka verifikuar në luftën e Gazës ishin gra dhe fëmijë dhe dënoi atë që e quajti një shkelje sistematike të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Raporti i OKB-së që nga fillimi i luftës, në të cilën ushtria izraelite po lufton kundër militantëve të Hamasit, përfshin vetëm viktima që ka arritur të verifikojë me tre burime dhe numërimi vazhdon, shkruan Reuters.

8,119 viktimat e verifikuara është një numër shumë më i ulët se numri prej mbi 43,000 i ofruar nga autoritetet shëndetësore palestineze për luftën 13-mujore.

Por ndarja e OKB-së për moshën dhe gjininë e viktimave mbështet pohimin palestinez se gratë dhe fëmijët përfaqësojnë një pjesë të madhe të të vrarëve në luftë.



Skip to toolbar