Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, ka bërë thirrje për një hetim të pavarur për vdekjen e gjashtë robërve izraelitë.
Trupat e robërve u gjetën në fundjavë nga ushtria izraelite në Gaza.
“Ne jemi të tmerruar nga raportet se grupet e armatosura palestineze ekzekutuan në mënyrë të përmbledhur gjashtë pengje izraelite, gjë që do të përbënte një krim lufte,” tha zyra e Turk në X, duke shtuar se Turk “bën thirrje për hetim të pavarur, të paanshëm dhe transparent dhe që autorët të mbahen përgjegjës”./abcnews.al