OKB: Kthimi në nivelet globale të punësimit para pandemisë mund të zgjasë

BOTA


Kriza e Covid-19  vazhdon të godasë ende vendet e punës në mbarë botën, sipas një deklaratë të Organizatës të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se mund të duhen vite që nivelet e punësimit të arrijnë nivelet para pandemisë.

AFP raporton se në një studim të ri, Organizata Ndërkombëtare e Punës së OKB-së rishikoi parashikimin e saj të mëparshëm se tregu global i punësimit do të bëjë një rikuperim pothuajse të plotë këtë vit. Duke fajësuar ndikimet e varianteve të Covid si Delta dhe Omicron dhe pasigurinë rreth mënyrës se si do të evoluojë pandemia, OKB-ja ka  parashikuar një deficit të konsiderueshëm në orët e punës në 2022 në krahasim përpara përhapjes së virusit.

Shefi i ILO-s, Guy Ryder , u tha gazetarëve se perspektiva “mbetet e brishtë”, duke shtuar: “Tregjet globale të punës po rikuperohen nga kriza shumë më ngadalë sesa prisnim. Ne tashmë po shohim dëme potencialisht të qëndrueshme në tregjet e punës, së bashku me rritjen shqetësuese të varfërisë dhe pabarazisë.

Raporti i së hënës parashikoi që orët globale të punës do të ishin 2% nën shifrat e parë në 2019-ën. Këtë vit, 5.9% e punëtorëve globalisht, ose rreth 207 milionë njerëz, pritet të regjistrohen zyrtarisht si të papunë, raporton abcnews.al

Sipas raportit, shkalla globale e papunësisë do të mbetet mbi normën 5.4% para krizës “të paktën deri në vitin 2023”. Gjithashtu ndikimi i përgjithshëm në punësim është dukshëm më i madh se sa do të nënkuptonin këto shifra, pasi shumë njerëz janë larguar nga fuqia punëtore.

Në vitin 2022, norma globale e fuqisë punëtore parashikohet të jetë nën nivelin e tre viteve më parë, tha ai.

Kjo korrespondon me një deficit prej rreth 40 milionë punëtorësh në mbarë botën.



Skip to toolbar