Gregu, Olsi dhe Aneta Rama kanë hedhur votën dhe më pas kanë bërë një foto para qendrës së votimit.
“Ne votuam”. Kështu shkruan djali i madh i kryeministrit Rama, Gregu i cili poston edhe foton bashkë me gjyshen dhe xhaxhain.
Kujtojmë se më herët gjatë të dielës edhe kryeministri Rama votoi në zonën e tij të banimit, në Surrel.
E gjithë familja Rama me të drejtë vote ka marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa Zaho vazhdon të luaj me lepurin Niçe (video e postuar nga kryeministri mëngjesin e së dielës).