Përhapja e madhe e variantit të ri COVID-19, Omicron, ka ndikuar në shtyrjen e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Grammy”, që është paraparë të mbahet më 31 janar të këtij viti.
Edicioni i 64-të i “Grammy” nuk ka shkuar siç është planifikuar për shkak të pandemisë.
Dy edicionet e fundit të këtyre çmimeve janë përcjellur me raste të njëjta, ku vitin e kaluar që ishte paraparë të mbahej po në të njëjtën datë, 31 janar 2021 – më 5 janar u bë e ditur se nuk do të mbahej në datën e caktuar dhe u shtye për 14 mars, pasi në Los Angeles kishte probleme të mëdha me virusin.
Nominimet “Grammy” janë bërë të ditura më 23 nëntor të vitit 2021.
Jon Batiste prinë më 11 nominime, duke vazhduar më pas me Doja Cat, H.E.R., dhe Justin Bieber.