“Onkologjiku” i kalon SPAK/ Regjistrohen hetimet për 3 vepra penale

AKTUALITET


Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedimin penal për skandalin e spitalit tek spitali Onkologjik në Tiranë. Pak ditë më parë Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për këtë dosje dhe tashmë SPAK ka regjistruar hetimet për 3 vepra penale, duke nisur nga ajo e kontrabandës së ilaçeve, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Dy veprat e para ishin ngritur edhe nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa me kalimin e kësaj dosje në prokurorinë e posaçme është regjistruar edhe një tjetër akuzë ajo e korrupsionit. Hetimit po zhvillohen nga prokurori Elvin Gokaj, që tashmë ka dorëzuar kërkesën në gjykatën e posaçme për rivlerësimin e masave të sigurisë për të dyshuarit.

Në qershor të këtij viti ishte prokuroria e Tiranës që zbuloi një skemë abuzimi me pacientët e sëmurë me tumor në spitalin Onkologjik në kryeqytet duke caktuar edhe 7 masa sigurie për mjekë dhe personelin e spitalit. “Arrest në shtëpi” u caktua për mjekun Edmond Gashi, i cili dyshohet se është edhe organizatori i të gjithë skemës.

Për personat e tjerë gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë vendosi që hetimet të zhvillohen në gjendje të lirë. Sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe kordinatori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinikën private në pronësi të Gashit me qëllime përfitimi.

Gjithashtu, hetimet treguan se në Spitalin Onkologjik u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, por ajo u la jashtë kushteve teknike.

PERSONAT E PERFSHIRE NE SKEMEN E ABUZIMIT

  1. Edmond Gashi “Arrest Shtëpie”
  2. Alketa Ymeri “Detyrim Paraqitje”
  3. Emiljano Lela “Detyrim Paraqitje”
  4. Halil Gashi “Detyrim Paraqitje”
  5. Florian Marku “Arrest Shtëpie”
  6.  Brikena Qirjazi “Detyrim Paraqitje”
  7.  Drilona Kishta, “Detyrim Paraqitje”


Skip to toolbar