‘Open Balkan’ nuk është në krizë’, kryeministrja serbe: Vizita e Krivokapiç në Beograd e suksesshme

BOTA


Kryeministrja e Malit të Zi, Ana Brnabiç është shprehur se vendi do të ketë një tjetër dialog me Malin e Zi.

Këto komente Brnabiç i bëri pas vizitës së kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç në Beograd, për të cilën tha se ishte e suksesshme.

“Më vjen mirë që vizita ishte e suksesshme dhe e mirë dhe se rezultati është ai që kemi dashur. Besoj se do të kemi një dialog tjetër me qeverinë e Malit të Zi”, tha Bërnabiç.

E ndalur tek nisma “Open Balkan”, ajo ka hedhur poshtë pretendimet për dështimet e këtij projekti.

Brnabiç tha se kjo nismë nuk është në krizë, duke shtuar se vendet të cilat do ti bashkohen do të kenë përfitime të konsiderueshme.

“Sigurisht nuk është në krizë. Një iniciativë e tillë nuk mund të jetë në krizë. Nëse mbeten vetëm Serbia ose Shqipëria, apo Serbia dhe Maqedonia e Veriut, është ende një nismë fituese”, ka thënë më tej ajo.



Skip to toolbar