Policia e Tiranës ka ndërmarrë gjatë natës një operacion antidrogë, ku ka zbuluar 4 kg heroinë dhe në pranga kanë rënë disa persona.
Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike heroine armë zjarri e sende të tjera.
Policia njofton se operacioni vijon ende ndërsa mësohet se dy të rinj janë arrestuar në afërsi të stadiumit Dinamo.
Policia kishte informacion se këta persona kryenin aktivitet të paligjshëm dhe i ka mbajtur nën vëzhgim. Gjatë mbrëmjes këta 2 persona janë ndaluar nga policia tek stadiumi Dinamo dhe gjatë kontrollit të mjetit u gjetën 4 kg heroinë si edhe një pistoletë.
Personat u arrestuan në flagrancë dhe policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Lajmi në përditësim….