Një operacion policor është zhvilluar gjatë gjithë natës nga forcat e Drejtorisë së Policisë Vlorë, Sarandë dhe Delvinë.
Sipas burimeve të “ABC News” 15 persona janë shoqëruar pasi akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Mësohet se të gjithë personat e ndaluar janë shoqëruar me furgonë policie drejt Vlorës, ku po merren në pyetje.
Nga policia nuk ka ende në njoftim zyrtar për operacionin, ndërsa priten detaje të tjera në orët në vijim.