Operacion masiv, 20 persona në pranga për shitje kokaine

AKTUALITET


Një operacion të gjerë anti drogë kanë ndërmarrë karabinierët e Romës në periferi të kryeqytetit duke arrestuar 20 persona, 15 prej të cilëve janë lënë në burg dhe 5 në arrest shtëpie, mes tyre tre gra. Ata dyshohen se i përkasin një organizate të trafikimit dhe shitjes së kokainës që vepronte në lagjet periferike të kryeqytetit dhe nga shitja e kokainës përfitonin 200 mijë euro në muaj, raporton corriere.it.

Të 20 të arrestuarit janë të gjithë italianë. Me sa është konstatuar deri tani aktiviteti i shitjes është organizuar sipas një modeli të vërtetë biznesi me ndarjen e detyrave, me turne, me vëzhgime. Dhe disa prej tyre kishin si detyrë t’i drejtonin klientët drejt shitësve që qëndronin të fshehur në korridoret e ndërtesave në mënyrë që të mos vihej re dhe t’i paralajmëronin ata në rast të mbërritjes së policisë.



Skip to toolbar