Operacioni shkon keq/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave” në Dibër, njëri prej tyre thyen këmbën

AKTUALITET


Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të kërkuar në qytetin e Dibër.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar.

Gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, Gentjan Meda, 40 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi.

Efektivi i plagosur fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopi, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Po ashtu është lënduar dhe një efektiv tjetër, i cili ka thyer këmbën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.



Skip to toolbar