Bashkëthemeluesi i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se me vendimin e Komisionit të Venecias, i cili i dha të drejtë parlamentit për çështjen e Olta Xhaçkës, deputetët janë detyruar të votojnë pro.
Sipas tij, ata janë të lirë të votojnë, por në këtë rast janë të detyruar vetëm të eksplorojnë njërën nga katër alternativave, pra të votojnë pro.
“Nëse ka një sinjal që do të duhet tu japim përfaqësuesve të politikës, është të ruajnë sensin e vetëvrenimit. Kushdo që është anëtarë parlamenti apo jurist e ka besoj aftësinë profesionale për të bërë qelizën e gjykatën. Nëse do të ketë një firtyt që ta mësojnë është që përfaqësuesit e politikës nuk do të duhet të veshin në politikë veladonin e drejtësisë. Ndryshe do të ndodhte një gjë e rëndë, delegjitimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ajo se çfarë është thënë nga kreu i Gjykatës, është se ka dy vendime të Kushtetueses për zonjën Xhaçka. Thelbi ka qene i tillë, kushtetuesja i ka kërkuar Kuvendit që çështjen e një deputeti që dyshohet se ka rënë në konflikt interesi do të duhet ta çojë parimisht para Kushtetueses, do të jetë ajo që do shohi nëse është apo jo fajtore.
Çështja e ngritur ishte kjo, a mundet që 140 deputetët e kuvendit të votojnë si ka votuar Gjykata Kushtetuese, të ngrenë dorën për të votuar pro për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim që ma sillni ta shqyrtojë në themel dhe deputetët janë të detyruar në këtë rast vetëm të eksplorojnë njërën nga katër alternativave, të votojnë pro”, u shpreh Alibeaj në ‘Real Story’./abcnews.al