Juristi Rezart Kthupi thotë se opozita duhet të ishte pastruar nga figurat e vjetra që në vitin 2013, pasi humbi zgjedhjet parlamentare.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kthupi u shpreh se për shkak se kjo gjë nuk ndodhi, ai dhe të tjerë figura u detyruan të krijonin partinë ‘Djathtas 1912’, të cilën e konsideroi identitet të ri politik.
Sipas Kthupit, Partia Demkratike ose do të rinovohet, ose do të shuhet.
“Fatkeqësia është që nga 2013, opozita duhet të ishte pastruar. Normalisht, logjika politike e PD duhet të rinovohej, të kishte figura të reja, njerëz të rinj. Kjo nuk ndodhi në 2013, nuk ndodhi as në 2017. Edhe në 2024, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë të njëjtit njerëz, jo që të rinovoheshin partitë.
Është gjëja më normnakle, që nga ky trup, dihet të shkëputen elementë të rinj. Kjo do ta detyrojë Partinë Demokratike, Partia Demokratike sot ka vetëm dy rrugë, ose do të rinovohet ose do të shuhet. Duke parë që këta zotërinj nuk kanë plan të rinovohen, krijuam një identitet të ri politik”, theksoi ai.