Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime të ndara me kryetarët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me sigurinë e vendit pas sulmit terrorist. Pas takimeve u dukë qartë opozita do të qëndrojë e bashkuar.
Kreu I aleancës për ardhmërinë e Kosovës, ramush haradinaj ka deklaruar se reziku është ende prezent edhe për këtë arsye duhet të bashkëpunojnë.
“Është e logjikshme që të bashkëbisedohet në situata të tilla të sigurisë për shkak se rreziku për sigurinë në Kosovë vazhdon edhe më tutje. Pra, është prezent rreziku. Institucionet e sigurisë në Kosovë kanë bërë punën më të mirë dhe të suksesshme, I përgëzoj për punë të gjithë, por duhet të bëjmë kujdes që vendimmarrësit politik ta kryejnë punën e vet me sukses. Kështu që përballja me rreziqet sigurisë nuk bëhet duke e bartë krejt përgjegjësinë vetëm te profesionistët. Duhet ndihma politike dhe kurs politik, i besueshëm me aleatët e sigurisë”
Ish-kryeministri Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmet terroriste në veri.
“Është mjaft me interes që në nivel të ShBA-së dhe BE-së të zhvillohet një hetim, edhe të vërtetohet që Serbia është prapa këtij sulmi meqenëse dihet botërisht, por të vërtetohet nga hetues ndërkombëtar në mënyrë që të gjykohen ata që po e rrezikojnë rajonin me vepra dhe sulme terroriste”
Në takime të ndara sot presidentja Osmani ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili pas takimit, ka shkruar në Facebook se është informuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit. Ai po ashtu ndau të njëjtin mesazh: ne jemi bashkë.