Opozita kundër SPAK, Dhuli: Partitë e vogla pro-SPAK nuk do prodhojnë mandat. Basha nuk del as deputet

Më të fundit


Koordinatori i PD për fushatën në Himarë, Skerdjan Dhuli tha se Majko nuk ka për të qenë deputet nga rezultati i zgjedhjeve të 11 majit.

Më tej, ai vijoi duke thënë se spakizmi është një fe e re e mbështetur nga paratë e fondacioneve me njerëz që besojnë teorinë e idhulltarit të prokurorit.

“Majko ka kuptuar që po kalon në opozitë, ai nuk ka për të qenë vetë deputet. Nga politika duhet të dish dhe të dalësh. Majko dhe të tjerët në listë të hapur e kanë të djegur. Ajo që po thotë Majko është që Rama sot nuk është 50 për qind e votuesve dhe kjo më intereson. Sesi interferon SPAK në rezultat më duket e parëndësishme. Spakizmi eshte nje fe e re e krijuar me paratë e fondacioneve që kanë krijuar një grup të madh njerëzish që besojnë teorinë e idhulltarit të prokurorisë, kjo ndodh vetëm në shtete totalitare. Partitë e vogla që mbështesin SPAK, në fletën e votimit nuk do prodhojnë asnjë mandat. Mbështetja ndaj Prokuorisë nuk prodhon vota. Ish kryetari im nuk del as deputet, por mbështet SPAK. Pavarësisht se mbështet një institucion nuk ndikon fare në elektoral.”



Skip to toolbar