Opozita nuk i ndahet flakëve/ Protesta, nis djegia e gomave para Presidencës

AKTUALITET


Opozita nuk i ndahet flakëve. Me nisjen e protestës, ka filluar edhe djegia e gomave, siç opozita ka bërë edhe në aksionet e saj të mëparshme.

Përpara godinës së Presidencës, është djegur një gomë, e cila më pas është shuar nga efektivët.

Ndërkaq në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, paërpara godinës së Kryeministrisë, aktualisht ka një numër të ulët të protestuesve. “Sipas opozitës, protesta do të nisë këtu, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Nuk ka shumë nga ana e opozitës. Puna e policisë ka nisur me blindimin e dyerve të Kryeministrisë.

Pritet të jetë një protestë relativisht e gjatë, në Policinë e Shtetit, është marrë leja për 4 orë tubim. Nuk ka një skenar të qartë apo të përcaktuar. Aktualisht, përpara Kryeministrisë apo përgjatë bulevardit, shihet një numër relativisht i ulët njerëzish. Për ta, skenari nuk është ende publik”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Fjona Xhafaj.

“Ka nisur djegia e gomave përpara godinës së Presidencës”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ervin Leka./abcnews.al



Skip to toolbar