Deputetët e opozitës parlamentare janë pranë krijimit të një partie të re. Lajmi është bërë publik nga gazetari Sokol Balla gjatë emisionit Real Story, në Vizion Plus, ku sipas tij, burime të larta pranë selive diplomatike bëjnë me dije se përfaqësuesit e opozitës parlamentare janë pranë krijimit të një partie të re politike.
Kjo lëvizje duket se vjen pas disa deklaratash të bëra edhe nga ndërkombëtarët, të cilët kanë shprehur se nuk negociojnë për të ulur në bisedime opozitën jashtëparlamentare me mazhorancën, pasi sipas tyre vendi i opozitës është në parlament.
Më herët Rudina Hajdari dhe Andi Tepelena kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj Bindjes Demokratike. Ndërsa disa deputetë kanë krijuar thjesht grup parlamentar. /Real Story