Opozita pranon tryezën me PS, Patozi i kujton Bashës zotimet

POLITIKË


Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha, pas deklaratës së tij se ka caktuar dy negociatorë për t’u lur në tryezë me Partinë Socialiste, tryezë e cila u realizua vetëm pak minuta pas deklaratës së kryedemokratit. Menjëherë pas, Patozi ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke e titulluar me ironi “Përshëndes dorëheqjen e Ramës”, duke kujtuar kështu një nga premtimet e Bashës për dorëheqjen e Ramës.

“Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut konstruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, deklaroi Patozi në reagimin e tij, duke përmbledhur kështu të gjitha akuzat dhe zotimet e Bashës gjatë pothuajse një viti, që kur opozita dogji mandatet në parlament. Por, pas betejës së dështuar, duket se opozita, me në krye Bashën, ka dështuar në aksionin e saj, duke pranuar kështu që të ulet në tryezë me Partinë Socialiste pa asnjë kusht, madje, duke pranuar dhe Gjiknurin në këtë tryezë, pavarësisht se për muaj të tërë, PD dhe aleatët e saj e kanë akuzuar atë për përfshirje në blerje votash dhe kanë deklaruar se nuk mund të bëhet reformë zgjedhore me një komision ku në krye është ai. Madje, për muaj të tërë, ata nuk kanë pranuar as deputeten Hajdari, e cila nuk pranoi të digjte mandatin, por sërish janë përulur, duke u ulur në tryezë me të drejta të barabarta.

PËRSHËNDES DORËHEQJEN E EDI RAMÊSMë në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e…

Gepostet von Astrit Patozi am Dienstag, 14. Januar 2020


Skip to toolbar